Ambasada e Shqipërisë fut në sherr politikanët e Prishtinës

Shpend-AhmetiKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ashpër, duke akuzuar dy partitë kryesore LDK dhe PDK se kanë dalë kundër Shqipërisë. Në një deklaratë, Ahmeti thotë se, pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë ishte rënë dakord për vendndodhjen e re të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit të Prishtinës. Për këtë, Ahmeti bën me dije se prej dy javësh ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për të proceduar para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Kur e vërejtëm hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008, Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë, pra për LDK-në, për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë. Sot LDK e bojkotoi mbledhjen, duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën, duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së”, shprehet kreu i komunës. Ai shton se nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes LDK-PDK ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

“Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranës. Ky veprim i LDK/PDK në Kuvendin Komunal në Prishtinë është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre”, mbyllet komenti i Ahmetit.(shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>