Microsoft blen LinkedIn

LinkedInMicrosoft njoftoi se do të blejë rrjetin social të komunikimit të profesionistëve LinkedIn, i cili ka 433 milionë përdorues. Oferta e blerjes është për 26.2 miliardë dollarë dhe pritet të përfundojë në fund të vitit.

Oferta e Microsoftit parashikon një çmim prej 196 dollarësh për çdo aksion të firmës LinkedIn, gati dyfishi i vlerës së tyre në mbyllje të bursës të premten. Microsoft-i tha se LinkedIn do të ruajë emrin dhe pavarësinë e tij. Firma LinkedIn, me seli në Kaliforni, ndihmon anëtarët të vendosin kontakte me profesionistë të tjerë të fushës së tyre për të ecurr në karrierë.

Po ashtu ajo ndihmon kompanitë të gjejnë kandidatë premtues për poste kyçe. LinkdIn i siguron të ardhura duke marrë pagesa nga firmat për shërbimet e punësimit si dhe përmes reklamave që u drejtohen përdoruesve të saj të shumtë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>