Gjigandi i telekomunikacionit “Verizon Communications” ka rënë dakort të blejë kompaninë e internetit “Yahoo” për afro 5 miliardë dollarë.
Kompania “Yahoo” është gjendur nën presionin e aksionerëve për shkak të rezultateve të dobëta financiare të tetë viteve të fundit.
Transaksioni i pritshëm do t’i japë fund edhe drejtimit të kompanisë nga Marissa Mayer, ish-drejtuese më parë në kompaninë “Google”. Ajo vetë do të përfitojë një shpërblim prej 57 milionë dollarësh.
Kompania “Yahoo” ka dalë me humbje megjithë rritjen e pagesave nga tregu i reklamave që përllogaritet në shumën prej 160 miliardë dollarësh. Firma “Yahoo” vazhdon të tërheqë në internet rreth 1 miliardë vizitorë çdo muaj. (voa)