Ekspertët e quajnë mashtrim edhe argumentin e Komisionit Shtetëror për planet hapësinore

Kufiri1Grupi i ekspertëve që po kundërshtojnë mënyrën se si është përcaktuar kufiri i Kosovës me Malin e Zi, ka reaguar ndaj një kumtese të Komisionit Shtetëror që ka ripërsëritur qëndrimin se me planet e veta, katër komuna të anës së Dukagjinit nuk kishin kundërshtuar këtë vijë kufitare.

Sipas tyre, argumenti i vet i Komisionit Shtetëror me plane hapësinore për demarkacion është një mashtrim.

Kanë thënë se reagimi i tyre nuk ka asgjë personale dhe partiake, përveç se dëshirohet të kontribuohet në sqarimin e shumë pyetjeve në lidhje me demaskimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Kumtesën e Komisionit mund ta lexoni KËTU

Më poshtë gjejeni të plotë reagimin e Grupit të Ekspertëve

Ka disa ditë që komisioni shtetëror për demarkacion po shfaqet me komunikatë të njëjta. Komisioni si duket krejt demarkacionin e ka përfunduar duke u bazuar në plane zhvillimore të komunës së Pejës të pas lutës së vitit 1999. Po harrohet se vija kufitare e Kosovës me shtete tjera duhet të jeta ai deri me 31/12/1988. Duke u bazuar në këtë datë i tërë arsyetimi i caktimit të vijës kufitare në përputhje më planet zhvillimore të periudhës së pas vitit 1999 është e kotë dhe jo logjike. Nga kjo rrjedhin një mori pyetje që dikush duhet të jap përgjigje si:
1. Kush nga komisioni do të arsyetojë kufijtë e Kosovës dhe komunës së Pejës nga planet hapësinore dhe komunale para 31/12/1988. A ka ndonjë politikan që do të kërkoj publikisht nga komision se si u modifikuan këta kufij zyrtar të Kosovës nga kjo periudhë.
2. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që duhet të sqarohet para opinionit se kufijtë e planeve hapësinore dhe zhvillimore të para dhe pas vitit 1999 kanë ndryshime të mëdha territoriale dhe të arsyetohet se kufijtë e pas vitit 1999 janë shumë më të favorshëm për Kosovën se ata para vitit 1999.
3. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror se pse për demarkacion nuk është marr harta e komunave kadastrale të KSA të Kosovës të vitit 1974 e cila ka tjetër sipërfaqe të Kosovës dhe Pejës në krahasim me atë të pas vitit 1999.
4. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror arsyen se pse hartat e SHBA-së, Britanisë së Madhe të para vitit 1999 dhe harta e zyrtare e Malit të Zi deponuar me 28/02/2014 në Adriatik Atllas (e financuar nga BE) etj, përputhen komplet me hartën e komunave kadastrale të KSA të Kosovës të vitit 1974 e jo me vijën kufitare që e ka bërë komisioni me demarkacionin e ri.
5. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror arsyen se pse hartat e Banovinës së Zetës e që janë harta të Kralevinës së mbretërisë Serb-Kroate-Sllovene janë më të mira për territorin e Kosovës se sa hartat e ish Jugosllavisë së Titos.
6. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkoj nga komisioni shtetëror arsyen se pse ana malazezë nuk ka ofrua harta kadastrave ku parcelat individuale do të përputheshin me parcelat nga ana e Kosovës përgjatë tërë vijës kufitare Kosovë – Mali i Zi.
7. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkoj nga komisioni shtetëror arsyen se pse po manipulon me sipërfaqen e Kosovës dhe komunës së Pejës e nuk po sqaron fakti se sipërfaqja e Malit të Zi po rritet nga 13812km2 në 13878km2, edhe pse u tentua të manipulohet me sipërfaqen e liqenit të Shkodrës, duke mos ditë sipërfaqen e saj.
Shumë përgjigje të pa sqaruara presin deputetet dhe opinioni ne përgjithësi para se të vendoset për vijën përfundimtare kufitare të Kosovës, sepse kjo vijë njëherë vendoset e për qindra vite nuk modifikohet. Deputetet dëshirojnë sqarime në qindra pyetje, sepse ata do ta bartin barrën e këtij vendimi mbi supet e tyre gjatë gjithë historisë personale dhe kombëtare.
Do të vijojnë edhe pyetje tjera.
Grupi i Ekspertëve të Pavarur

Kufiri AtlasKufiri1Kufiri 74Kufiri SHBA (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>