LR-PDSH i përgjigjet pozitivisht inicijativës së Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik për bashkrendim të forcave opozitare jashtparlamentare e cila i ftoi të gjitha partitë opozitare shqiptare, disa ditë më parë.
Më poshtë lexoni përgjigjen e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela:
Tani është koha që kësaj politike të mbrapshtë të këtij pushteti, që përmes sistemit të tyre politik të instaluar t’i themi bashkërisht dhe njezërisht NDAL! Prandaj, në cilësinë e subjektit politik që përfaqësoj, pra Lëvizja për Reforma – PDSH gjithherë ka vlerësuar se bashkërendimi i politikave në dobi të interesit të popullit shqiptar është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pasi përbën interesin parësor të shqiptarëve për t’i përfaqësues denjësisht. Thirrjes së Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë të Shqiptarëv e çmojmë si një thirrje që duhet kushtuar rëndësi të veçantë, pasi kjo thirrje është për bashkëveprim dhe bashkërendim i opozitës jashtëparlamentare, ku njëmendësisht i themi PO thirrjes dhe i përgjigjemi pozitivisht këtij takimi, pasi duke e parë situatën politike në vend, në këto kohra të brishta politike për popullin shqiptar i duhet domosdoshmërisht të jemi të hapur për bashkëveprim dhe bashkërendim politik.
Sinqerisht,
Ziadin Sela, Kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH
SHPËTIM POLLOZHANI APELON PËR TAKIM TË PËRBASHKËT TË SPEKTRIT POLITIK OPOZITAR.
Lëvizja për reforma PDSH ka pranuar çdo iniciativë të sinqertë të figurave publike kredibile për opinionin dhe sidomos atyre që s’kanë prapavijë partiake por që kanë për qëllim bashkërendimin e forcave opozitare parlamentare. Kohë më parë në mënyrë afirmative iu përgjigj apelit të Xhezair Shaqirit – Komandat Hoxhës. Ndërsa ka pranuar edhe apelin shoqatës së ish të burgosurve dhe ish te përndjekurve politik shqiptar në Maqedoninë në krye me Shpëtim Pollozhanin. Ngelet të shihet se kush do i përgjigjet pozitivisht apelit të kësaj organizate shumë serioze dhe të respektuar dhe a do të arijë efektin e duhur edhe tek ata që eventualisht pengojnë apo hezitojnë ti përgjigjen kësaj nevoje të domosdoshme kombëtare.
Në vazhdim apeli i plotë i z. Shpëtim Pollozhani:
THIRRJE PËR BASHKEËPUNIM TË PARTIVE OPOZITARE JASHTËPARLAMENTARE SHQIPTARE
Duke u nisur nga kërkesa e kohës për unifikim të opozitës jashtëparlamentare shqiptare, si dhe nga kërkesa e anetarësisë së Shoqatës së të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politike Shqiptarë, si dhe e shumë intelektualeve, Kryesia e Shoqatës në mbledhjen e saj të mbajtur në Shkup, në datën:08.10.2016 mori qëndrim: U behet thirrje të gjitha partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare që ti përgjigjen kërkesës së Shoqatës për një takim me kryetarët e partive ose me zëvendesit e tyre, me qëllim të komunikimit, bashkëpunimit dhe unifikimit të votës opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve. Me sistemin ekzistues zgjedhor (të Dontit), të gjitha ato parti që nuk do të arrinin të fitojnë numër të nevojshëm të votave për të zgjedhur një deputet, votat e atyre partive do t’u shkojnë partive më të mëdhaja. Votat e DR dhe RDK të shkuara për dhjamë qeni në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, kur me 28000 vota DR nuk nxorri as edhe një deputet dhe RDK, e cila me mbi 30.000 vota i nxoretem dy deputete, duhet të jetë vërrejtje për të gjitha partite opozitare jashtëparlamentare shqiptare. Shkaku i mosbashkëpunimit, opozita e atëhershme i humbi pesë deputetë.
Takimi do te duhej të mbahet në Shkup nga data 15.10.2016. Vendi dhe koha do të caktohet sipas marrëveshjes.
Në takim do të prezantohet një ofertë , e cila kohë më parë është diskutuar me përfaqesuesit e BESA dhe LR-PDSH. Oferta është e logjikshme, praktike dhe bashkëkohore. Bashkëpunimi i opozitës jashtëparlamentare shqiptare do ta demostrojë forcën e vërtetë të votës shqiptare.
Në rast se edhe kësaj radhe nuk do të lidheshim bashkë, atëhere do ta na varnin veç e veç. Në rast se këtë punë nuk do ta bënte pushteti aktual, atëhere këtë do ta bënin brezat e ardhshëm.
Për Kryesinë e Shoqatës së të Burgosuve dhe të dëmtuarve Politik Shqiptarë, kryetari Sh. Pollozhani.
09.10.2016
(Fol.mk)