Ekipi i Prokurorisë Speciale po vazhdon të qëndrojë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit për të tërhequr dokumentacione dhe dëshmi lidhur me ate se kush ka kryer përgjimet. Prokurorja Speciale, Katica Janeva në konferencën e mbajtur me gazetarët në ora 01.00 pasmesnate theksoi se punët kanë ngecur dhe se nuk ka bashkëpunim nga DSK, edhe pse për këtë rast ka vendim gjyqësor për kryerjen e detyrës, informon INA.
Prokurorja Speciale theksoi se tanimë 12 orë janë në DSK, por punët po ngecin dhe se ende janë në pikën zero.
“Me urdhër gjykate kërkojmë që të sigurojmë në DSK të gjitha numrat e evidentuar që kanë qenë lëndë e përgjimeve, për të cilat dyshojmë se gjendjen në sistemet momentale. Nga veprimet e deritanishme, DSK manifeston mungesë të kapaciteteve teknike dhe njerëzore, por ne nuk duam të insinuojmë se cilat janë motivet. Jemi të dëshpëruar se si një institucion shtetëror nuk ka resurse teknike dhe njerëzore ti përgjigjet në urdhëri gjyqësor. Po ngecim në vend dhe nuk ka rezultate”,theksoi Prokurorja Speciale, Lençe Ristovska.
Sipas saj, në këtë drejtori ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov dhe më pas edhe zëvendësministri i brendshëm Oliver Andonov.
Janeva tha se Çavkov i ka thënë se është i pranishëm në ate drejtori për tu kujdesur për policët që janë aty, ndërsa Andonov ka ardhur dhe nuk ka treguar respekt dhe se nuk është përshëndetur me prokurorët e speciales.
Janeva theksoi se kanë hyrë në DSK për të mësuar se kush ka përgjuar, DSK apo shërbime të huaja. Ajo tha se nuk tërhiqen nga kjo drejtori pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe në rast se do jetë e nevojshme do të qëndrojnë me ditë të tëra, deri edhe më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Prokuorja Speciale Janeva gjithashtu informoi se sot në këtë prokurori do të mbahet konferencë me mediat ku do të publikohen dy raste të reja.(INA)