Sot në Shkup filloi punë universiteti i ri shtetëror “Nëna Terezë”. Universiteti ende nuk ka objektin e vet dhe mësimet do të mbahen në universitetin e Evropës juglindore deri sa të ndërtohet një ndërtesë e re. Nga ana tjetër, ka pasur mjaft kritika ndaj universitetit të ri për shkak të dyshimeve për lidhje të afërta partiake të kuadrit të tij me partinë shqiptare në pushtet të Maqedonisë. (voa)