Italia Qendrore tronditet nga tërmeti – Veç dëmeve materiale për fat nuk ka viktima

Eshtë një katastrofë dhe një mrekulli njëkohësisht: tërmeti i ri i rëndë që preku Italinë qendrore (26.10) ka shkatërruar zona të tëra, por nuk ka viktima. Mijëra vetë në zonat e Italisë qendrore po përballen me rënojat, ku kanë humbur gjithçka nga ekizstenca e tyre. Deri në 3000 vetë sipas mrbotjes civile në rajonin Marke kanë mbetur të pastrehë.

Për fat askush nuk ra viktimë si pasojë e tërmetit të mërkurën (26.10) në mbrëmje. Vende historike dhe disa kasha janë shkatërruar. Qeveria në Romë ka premtuar ndihmë të menjëhershme prej 40 milionë Eurosh. Kryeministri Matheo Renzi vizitoi (27.10) pasdite zonat e prekura nga tërmeti.

Toka ende vazhdon të ketë lëkundje. Gjatë natës ka pasur tërmete pasuese, ndër të cilat disa në shkallën mbi 4 ballë, sipas qendrës italiane të simzmiologjisë INGV.Po ashtu «parashikohen aktivitete pasuese sizmike », tha Torsten Dahm, sizmiolog pranë qendrës gjermane të studimeve gjeologjike në Pocdam. «Aktivitete të tilla mund të vazhdojnë me muaj.»

Tërmeti pati forcën 5,5 ballë dhe arriti deri në 6 ballë në afërsi të zonës, ku para dy muajsh, në fund të gushtit, u prek rëndë prej një tërmeti të fuqishëm. Në qytetin Amatrice si pasojë gjetën vdekjen shumica e banorëve. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>