Familja Dehari: Shteti e vrau Astritin

fam-dehari-lvvPamjet e ditës së fundit të Astrit Deharit, të publikuara nga disa media, kanë tmerruar prindërit dhe familjarët e tij.

Kjo i ka shtyrë të dalin në një konferencë për media, në të cilën, kanë akuzuar shtetin se u ka vrarë djalin. Lidhur me pamjet, gjatë ditës, avokati i familjes Dehari, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, duke kërkuar identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës.

Gashi ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që në hetime të mos përfshihen prokurorë nga Prokuroria e Prizrenit, e as hetues nga rajoni i Prizrenit, ku drejtor është Nexhmi Krasniqi.

Hetimet, siç ka bërë të ditur Gashi në facebook, kanë nisur menjëherë derisa ka publikuar një shkresë nga prokurori Besim Kelmendi, që e njofton për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbledhur gazetarët në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ajo, në pak minuta e duke mos pranuar pyetje, ka shprehur shqetësimin e saj me deklarimet e bëra për rastin, ndërsa ka bërë thirrje për maturi deri në publikimin e raporteve zyrtare. (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>