Për Mirënjohjen si veprimtar më informoi Ambasada e Kosovës në Shkup. Nuk mora pjesë në ceremoninë e ndarjes se Mirënjohjeve dhe as që e mora mirënjohjen.
Ka 101 shkaqe por unë do ti përmend vetëm disa.
Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkembja e kundërshtareve politike po nga ky President. Dhënia e Mirënjohjeve për politikan të korruptuar, të cilët një ditë do ti përgjigjen gjyqit të popullit. Dhënia e mirënjohjeve miqve personale dhe miqve të shokëve të Presidentit i vjen era fushatë politike, sikurse që e thotë populli ti ma kruaj kurrizin mua, unë do ta kruaj kurrizin ty. Unë jam i autorizuar të flas edhe në emër të gjithë shqiptareve të burgosur për motive politike në Fyrom. Flas ne emer te tyre kunder dhenies se mirnjohjes perfaqesuesve politike shqiptare qe jane pjese e qeverise me vrastare te shqiptareve qe kur e mbaj mend une. Mirnjohjen e refuzova ne emer te gjthe varreve te deshmoreve dhe veprimtareve qe i kane mbuluar ferrat. Kam respekt per te gjithe krijuesit, deshmoret dhe veprimtaret, te cilet u nderuan, por ama nuk kam respekt per dhenie te mirenjohjes personazheve politik te deshtuar, te cilet nje dite do te denohen nga populli. Ka nje tenie: kush lufton per mirenjohje as qe e meriton. Ai qe e meriton as qe ka nevoje per mirenjohje. U beme gazepi i botes duke luftuar qe te shperblehemi per cdo pune qe e kemi bere ne dobi te kombit.
Dielli duhet ti ngrohe te gjithe.
Rrofshin shqiptaret.
Gezuar Dita e Alfabetit.
(Shpëtim Pollozhani)