Ish-diplomati amerikan dhe njohës i mirë i politikës ballkanike, Daniel Server, në një prononcim për gazetaren Biljana Sekullovska ka deklaruar se si votues nuk do të kishte votuar për asnjë politikan të ndodhur nën akuzë.
“Kur isha diplomat isha i detyruar të mbaj kontakte me politikanë nën akuzë sepse çdo person është i pafajshëm përderisa nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor.. Por si qytetar, unë nuk do të kisha votuar për një politikan, mjafton ai të jetë i akuzuar nga prokuroria” – ka thënë analisti politik nga Uashingtoni, Daniel Server.
Server ka shtuar se në SHBA, politikanët e akuzuar për krim, as që e marrin mundimin të kandidojnë për shkak se e dinë se i kanë të humbura zgjedhjet, ndërsa në Maqedoni u takon qytetarëve të vendosin nëse do t’i votojnë këta politikanë. (zhurnal)