Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e para të zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilave VMRO DPMNE-ja ka fituar 51 deputetë apo dy më shumë se LSDM-ja që ka 49 mandate.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 10 mandate, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH-ja ka fituar 2 deputetë.
KSHZ pothuaj në të gjitha ciklet zgjedhore ka qenë i shpejtë dhe ka reektuar afatet ligjore për shpalljen e rezultateve.
Zgjedhjet e së dielës nuk sollën një fitues të qartë që do të mund ta formonte lehtësisht qeverinë e re të Maqedonisë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po mba në pasiguri gjendjen e posteve të ligjvënësve të ri që duhet të dalin nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Ndërkaq, dy partitë mëtë mëdha maqedonase e ndiejnë veten fitimtarë në garë. VMRO-DPMNE thotë se ka marrë 51 vendeve në parlamenat ndërsa sipas saj, Lidhja Social demokrate të ketë narrë 49. Por kjo e fundit pret fjalën e fundit nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas votës popullore, VMRO-DPMNE ka marrë rreth 17 mijë vota më shumë se socialdemokratët, në shkallë vendi. Por Maqedonia ka 67 zona zdhjedhore dhe secila dërgon nga 20 deputetë në parlament.
Nëse mandati i jepet VMRO-DPMNE-së, asaj i duhen votat e BDI-së për ta formuar qeverinë. Dhe nëse mandatin e merr Lidhja Social Demokrate, asaj do t’i duhen të tre partitë tjera shqiptare në koalicionin qeveritar.
Në këtë garë, duket se dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH kanë dalur të humbura. BDI, nëse nuk ka ndonjë ndryshim eventual të rezultatit, do të ketë 10 deputetë, ndërsa PDSH – vetëm 2 deputetë. Lëvizja Besa ka rezultuar me sukses duke fituar 5 vende deputetësh dhe Aleanca për Shqiptarët ku përfshihen Lëvizja për Reforma, Uniteti dhe një pjesë e Rilindjes Demokratike ka marrë 3 deputetë. Shqiptarët të gjithë së bashku do të kenë 20 deputetë, nëse nuk ka ndonjë ndryshim prej ankimeve të mundshme. Në mandatin e kaluar ishin 27 ligjvënës shqiptarë.
Drejtuesit e partive shqiptare ia hedhin fajin njëri tjetrit për rezultatin e këtillë.
Pas zyrtarizimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re. Me që nga diaspora nuk pritet të ketë tre deputetë për shkak të pjesëmarrjes së vogël në votime atje, parlamenti i ri do të ketë 120 vende dhe mandatarit të ri i duhen 61 vota në parlament. Analistët nuk janë shumë optimistë se një qeveri e tillë do të jetë stabile dhe të sjellë ligje cilësore.