Qosja thotë se Kosova duhet të ndahet, e të ndodh bashkimi etnik i shqiptarëve

qosja1Akademiku Rexhep Qosja, në intervistën për Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen e Kosovës, respektivisht për komunat në Veri të Kosovës dhe bashkim etnik të shqiptarëve.

“Kjo nuk është e mirë vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt. Më lehtë është të bisedohet dhe merret vesh me një shtet shqiptar se sa me dy shtete shqiptare”, ka thënë Qosja.

Ai ka propozuar ndarjen e Veriut dhe nisjen e një procesi që do të bashkonte Kosovën e mbetur me Shqipërinë, duke llogaritur këtu edhe trojet e tjera etnike, nga Presheva dhe Maqedona, ku banohet me shqiptarë.

Ky propozim i Qosjës, vjen si aktualizim pas provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës, nëpërmes zhvillimeve të fundit si ndërtimi i murit në Mitrovicë të Veriut dhe versulja e trenit nacionalist drejt Kosovës. Këto ide Qosja i kishte propozuar më herët, por që janë në kundërshtim me parimet e grupit të kontaktit dhe sponzorëve të pavarësisë së kosovës. Ide përafërsisht të njeta, janë propozuar edhe nga lideri serb në Bosnjë dhe Hercegovinë Miroslav Dodik, ditëve të fundit, i cili u sanksionua nga Ambasadorja Amerikane në Sarajevë, Moreen Cormack, me vendim të Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, për shkëmbime territoresh deri tash, në arenën diplomatike ndërkombëtare më e zëshmja është diplomacia ruse, e cila propozimet e tilla i bënë publikisht, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se Kosova lëngon nga shëndeti i cenuar moral.

Ai ka folur për mënyrën se si e kalon kohën kohët e fundit, duke treguar se është stërmbesa e tij ajo që i merr një pjesë të mirë të kohës.

“Pjesën më të madhe të kohës në shtëpi e kaloj me librat. Me letërsinë shqipe, atë europiane, dhe botërore. Një pjesë tjetër të kohës e kaloj duke përcjellë zhvillimet politike, kryesisht në media elektronike. Ndërsa pjesën e mbetur e kaloj me stërmbesën time. Më përcjell pendesa e mungesës së kohës për fëmijët, ndaj s’dua që kjo të ndodhë edhe me të”.

“Tani për tani asaj nuk mundem që këtë kohë, këtë politikë, këtë moral shoqëror t’ia shpjegoj asaj. Sot për sot shëndeti ynë moral është shumë i cenuar dhe ky është problem i madh yni. Në dy vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë për mirë. Për më tepër, janë shtuar të këqijat”.

Qosja ka folur edhe për ngjarjet e fundit në vend: murin, arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe trenin, duke theksuar se të trija janë të lidhura dhe në funksion të testimit që po i bën Serbia qëndrueshmërisë së Kosovës.

“Muri që u ndërtua, akuza kundër Ramush Haradinajt dhe treni që u nis, aq i vizatuar, aq i stolisur, janë tri dukuri të lidhura mes vete. Kanë një burim frymëzimi, kanë një nxitje. Kjo tregon një qëllim të kahershëm, të vazhdueshëm, të Serbisë dhe të aleatëve të saj. Synon testimin tonë, për gatishmëri dhe qëndrueshmëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>