Njolla e Palermos, zhgënjimi i De Biasit, skuadrës dhe tifozëve

stadiumi PalermoDy golat e Italisë në mbrëmjen e 24 marsit në Palermo, nuk do të mbahen mend sa pamje, ku nga grupimet e tifozerisë shqiptare, Ilirians dhe Plisat, vërshuan tymuese dhe shashkat në fillim në fushë e më pas edhe në sektorin e tifozëve italian, ku në shumë pjesë të stadiumit “Renzo Barbera” ishin të përzier bashkë me tifozët shqiptarë, duke shokuar këdo.

“Më pengon shumë ajo që ndodhi sepse është një imazh që nuk di çfarë të them. Tifozët tanë kanë qenë një nga gjërat më të bukura të Europianit. Por kjo që ndodhi më vjen vërtetë shumë keq, jam në shtëpinë time dhe ky është një fakt që ma bën dhimbjen edhe më të madhe, sepse jam përpjekur gjithmonë që të tregoj një Shqipëri ashtu si e kam njohur unë, duke hedhur poshtë e tejkaluar çdo sterotip. Por këtë mbrëmje mbeta shumë keq, përveç rezultatit që sigurisht më mërzit pasi nuk jam mësuar të duroj humbjet, por të bënim këtë figurë kaq të shëmtuar, nuk më pëlqeu aspak”, tha De Biasi.

“Absolutisht jam shumë i zhgënjyer shumë i indinjuar për atë që tifozët tanë me spektaklin e urryer dhanë imazhin më të keq të tifozerisë shqiptare. Humbi çdo vlerë e ndeshjes edhe loja e bukur e skuadrës, kaloi në plan të dytë”, tha Igli Tare.

“Është për t’u çuditur pasi në këto 15 vitet e fundit nuk na ka ndodhur sidomos jashtë vendit. Nuk i di arsyet, por çfarëdo arsye të jetë, nuk është e arsyetueshme”, u shpreh Lorik Cana.

Edhe tifozët e thjesht, të gërshetuar me italianët në tribunat e ndryshme të Renzo Barverës, ndjejnë shijen e grupit pas asaj që ndodhi, duke i humbur skuadrës sonë lojtarin e 12 për ndeshjet e ardhshme e më shumës e kaq, imazhin e kaq viteve që kishte kulmuar me sjelljen në stadiumet franceze të Europianit.

“Unë vij nga Amerika, është hera e parë që vij. Më erdhi keq që nuk fituam, por ëndrrën ne e kemi të realizuar tashmë”, thotë Arjan Garcaliu, tifoz.

“Më vjen keq për atë që ndodhi, ne duhet të mbështesim kombëtaren tonë dhe kaq”, shprehet Hajri Kaçi, biznesmen shqiptar, Torino.

“Unë jam nga kosova, kam ardhur këtu me pa lojën e Shqipërisë me Italinë. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur, pro ne do të jemi “Number one””, tha Gresa Hoti, tifoze.

“Gjithashtu unë vij nga Shqipëria, por jetoj këtu në Milano, por kam ardhur për ndeshjen. Për tifozët shqiptar dhe gjestin që bën nuk jam aspak dakord, për të tjerat, “Albania Forever…””, shprehet Kejvina Kthella, tifoze.

Një ndeshje që duhet të ishte vitrina e vendit tonë, e skuadrës e trajnerit, si italian dhe shqiptar, fatkeqësisht u shndërrua në një imazh të shëmtuar, me një ngjarje që turpëroi këdo…

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>