Maqedonia ‘lider’ për mungesë të transparencës së institucioneve

Maqedonia si asnjëherë më parë është jo transparente sa i përket shpenzimit të parave të Popullit, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë botëror. Nga Qendra për Analiza Ekonomike dhe instituti për Demokraci thonë së pjesa dërmuese e institucioneve nuk publikojnë të dhëna për mënyrën e shfrytëzimit të parave publike. “Analiza jonë tregon se vetëm 3 institucione kanë transparencë buxhetore. Vetëm Fondi i Shëndetësisë publikon raporte mujore, ndërsa vetëm një ose dy institucione i publikojnë buxhetet e tyre në ueb faqe. 3 ose 4 institucione publikojnë raporte të revizionit, revizioni ka mbaruar për këto institucione kurse ata nuk i publikojnë të dhënat në ueb faqe. Si do të informoheni ju për planin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nëse nuk publikojnë planin strategjik…(10>15)Ka një thënie interesante tek ne, shteti është transparent derisa i konvenon, kur fillon ti bëjë dëm më nuk është”, tha Borçe Trenevski, Qendra për Analiza Ekonomike.

Iniciativa globale për Buxhet të Hapur që bëri rangimin gjatë vitit 2012, e rendit Maqedoninë në fund të listës së transparencës së bashku me vende afrikane, të Azisë Lindore dhe të Pacifikut. Shefi i delegacionit të BE-së Aivo Orav duke u thirrur në këto të dhëna, bëri thirrje për punë sa më publike , në mënyrë që mund të fitohet besimi i qytetarëve.

“Transparenca nuk duhet të shihet si kusht kyç vetëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo është gjëja kryesore që duhet të bëjnë të gjitha shtetet moderne dhe shoqëritë demokratike…Vetëm një publik i mirinformuar për qëllimin dhe shfrytëzimin e parave të buxhetit, mund të bëjë vlerësim të drejtë për suksesin dhe nevojën që ka ose jo shoqëria për projekte të caktuara qeveritare. Nuk mjafton të tregohet se sa para harxhon apo kursejë shteti, por si, për çfarë i harxhon ato dhe cilat do të jenë rezultatet”, u shpreh Aivo Orav, shef i delegacionit të BE-së.

Institucionet më jo transparente në Maqedoni janë Kryetari i Shtetit me 1% transparencë, Qeveria e RM-së me 6% si dhe Ministria e Financave me 16% transparencë. Për jo transparencën buxhetore Maqedonia u kritikua edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian. Ferikan Iljazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>