Shkrimi është botuar në të përditshmen austriake «Der Standard», me titullin “Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës “.
“(…) Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu. Shumë kanë frikën nga një konflikt i dhunshëm dhe tensione etnike duke përdorur propagandën e VMRO-së. “, përcjell albinfo.ch.
“Dështimi i përpjekjeve për të demokratizuar vendin e vogël ballkanik nga BE-në dhe SHBA-në ka pasoja rajonale. BE-ja po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë e largët. Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë rast kërcënojnë me tone nacionaliste për një ‘Shqipëri të Madhe’ “, shkruan Standardi austriak. (albinfo)