Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan: “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”

KRYESORE-KongKomitetit i Punëve të Jashtme të Kongresit, dhe Nënkomitetit mbi Evropën i Dhomës së Përfaqësuesve, mbajti të mërkurën pasdite në Capitol Hill – Rayburn House, një seancë të posaçme dëgjimore, në rendin e ditës: “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”.
Seanca u kryesua nga Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Rohabacher, Anëtarët e Nënkomitetit, demokratin e Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner dhe ai i Rohad Island David Cicellini.
Foli edhe nënkryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, i cili theksoi se Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës.
Pas kunitave, të kësaj senace ishin përpjekjet e fuqishme lobiste të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryetarit të kesaj Lidhje, Joseph DioGuardi, e bashkëshortes ,së tij Shierly Cloyes DioGuardi.
Seanca degjimore ishte e ndarë në dy panel. Në panelin e pare, foli Ndihmës-zëvendësi i Sekretarit amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës qendrore dhe juglindore, Hoyt Brian Yee. Në pjesën e dytë folën DioGuardi, Dr. Daniel Serwer, Drejtor Akademik i Institutit të Menaxhimit të Konflikteve Dr. Gordon N. Bardos, president i Institutit të Hulumtimit dhe konsultimit në Evropën Juglindore.
Seancën e ndoqën edhe Shirley Cloyes Dioguardi, Këshilltare për çështjet Ballkanike në LQSHA si dhe shumë veprimtarë të komunitetit shqiptarë, nga shtete të ndryshme të SHBA-s, si Illinoi (Ilir Zenku, Vullnet Dervishi, Mamut Skenderi, Skender Karaqica, Gazmend Lleshi, Destan Aliu), Nju Jorku (Dashnor Miftari, Nderim Marke, Gazmend Kerkuti dhe Besar Dika), Nju Xhersi (Adi Veseli, Harrun Pollozhani, Lirim Kaba, Faton Arifi, Kalosh Sela) Konektiket ( Rape Ruci dhe Muhamet Rakipi), Dega e Vatrës nga Uashingtoni, antarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçka, Hafiz Shala, Hekuran Shehu, Rifat Mehmeti.
I ftuar special nga Maqedonia, ishte Nën/Kryetari i Partisë i reformave politike të PDSH-së, LR- PDSH, zoti Arben Taravari dhe shoqeruesit e tij.
Posterat me fotografit të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit u ekspozuan në seancën e dëshmisë me temën Maqedonia dhe krizat në Ballkan”, ndërsa për rastin Sela, foli posaçërisht zoti DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.
Në këtë konferencë ishte i ftuar përveç Dr Taravarit edhe lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, por për shkaqe tanimë të njohura pas incidentit në kuvend me 27 Prill dhe për shkak të rekomandimit të mjekëve të Selës për të qëndruar në kurim shtëpiak deri në përmirësimim e plotë të gjendjes shëndetësore të z. Sela në moment të fundit është anuluar udhëtimi i tij.
Në këtë konferencë z Taravari, ofroj panelistëve informacione të dorës së parë rreth gjendjes në Maqedoni dhe sidomos për zhvillimet aktuale politike dhe përkushtimin e subjektit që përfaqëson për zgjidhjen e shpejt të krizës, formimin e qeverisë reformatore në Maqedoni
Duke çelur këtë seancë dëgjimore, kongresiti Republikan i Kalifornisë, Dana Rohabacher prezantoi para komisionit dhe pjesëmarrësve një vështrim të shkurtër rreth temës “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”.
“Tani është një kohë e përshtatshme për Kongresin, që të rivlerësojë dhe të konsiderojë qasjen e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha veç të tjerash ai. “Unë, si shumë vëzhgues të rajonit, jemi të frustruar nga mungesa e pajtimit politik, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit. Kam frikë se status quo nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar dhe se backsliding politike është e mundur”.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Hoyt Yee, i cili sapo është kthyer nga një turne politik në Ballkan, (Sarajevë, Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Shkup dhe Tiranë) si i dërguari i posaçëm për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit foli për zhvillimet në rajon.
“…Në këtë kontekst të ri gjeopolitik, puna jonë me Ballkanin aleatët dhe partnerët për të krijuar një hapësirë për tregti të lirë, tregjet e lira dhe popujt e lirë është më e rëndësishme se kurrë – nëse është e mbështetur të drejtën të hartojë zgjedhjen e tyre sovrane për një të ardhme euro-atlantike; ndërprerja e rrugëve për luftëtarët e huaj në Siri dhe Irak, me qëllim për mbjellje terror në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë; deri rolin qendror të rajonit në të ardhmen e sigurisë së energjisë të Evropës; ose shrrënjosjen e kancerin e korrupsionit , demokraci dhe të sigurisë”, theksoi Hoyt Yee.
“Megjithëse Ballkani nuk dominon më titujt e lajmeve ndërkombëtare si dikur, rajoni ende përballet me sfida të mëdha të cilat në se nuk adresohen, përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në Evropë. Tensionet etnike në mbarë Ballkanin janë përsëri në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni nënvizon ashpërsinë e problemeve të saj politike. Ndërsa zvarritet përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrueshmëria në Ballkan do të mbetet e brishtë”
Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel tha se puna në Ballkan nuk ka përfunduar akoma dhe se projekti i filluar ne vitet e 90-ta, kur u shpërbë Jugosllavia ende kërkon angazhim nga SHBA dhe aleatët e saj në Evropë.
Sipas tij, në krye të shqetësimeve rajonale mbetet Putini, i cili ka shtuar vendet e Ballkanit në listën e objektivave dhe kështu po rrit tensionet duke minuar besimin në demokraci.
“Kremlini tentoi një grusht shteti në Mal të Zi, e cila për fat të mirë dështoi. Ajo po i shet armë moderne Serbisë, duke përfshirë edhe MiG-29 dhe tanke T-72. Gjithashtu, po përzihet edhe në politikën e brendshme të Maqedonisë, me qëllim që të pengojë zgjidhjen e krizës qeverisëse në Shkup. Kam qenë i befasuar nga kundërshtimi fillestar i SHBA për planet e Kosovës për të krijuar ushtrinë. Nëse njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran ka ndonjë domethënie, kjo do të thotë se ne duhet t’i qëndrojmë afër Prishtinës kur ajo ndjek politika brenda kufijve të pranueshëm për çdo vend normal”, ka thënë Engel.
Duke thënë se zhvillimi i ushtrisë duhet të bëhet gradualisht, ai ka shtuar se nuk duhet të ndalet një gjë e tillë pasi Kosova ka hyrë në vitin e saj të dhjetë të pavarësisë.
“Duhet ta ndihmojmë atë që të këshillohet me zgjedhësit e vet, me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që ata të krijojnë forcën e tyre mbrojtëse jo kërcënuese”, ka thënë ai.
Engel ka ngritur gjithashtu shqetësimin e tij për mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me ç ‘rast ka përmendur edhe rastin e vëllezërve Bytyqi, qytetar amerikan, si dhe iu ka referuar një raporti të lëshuar nga Qendra për të Drejtat Humanitare në Beograd, ku flitet për varret masive me trupa të shqiptarëve në Serbi.
Në fund ai ka shprehur bindjen se Serbia duhet të ndalet nga pengesat që po i vë përpara Kosovës, në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
“Nëse të dyja duan të hyjnë në BE, ato do duhej ta ndihmonin njëra-tjetrën dhe jo të kundërshtojnë dhe ta bëjnë të pamundur”, ka thënë ai.
Paneli i dytë i seancës së Komitetit ishte me pjesëmarrjen e DioGuardit, i cili shërbeu katër vite si kongresmen republikan nga Nju-Jorku dhe është President i LQSHA nje organizate lobuese shqiptare në Uashington.
Në dëshmin e tij z DioGuardi foli për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni si dhe thellimin e krizës, duke përfshirë edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që ka të bëjë me bllokimin e procesit të formimit të Qeverisë.
“Ngjarjet rreth sulmit brutal ndaj Ziadin Sela, si lider për reformën politike në Kosovë Maqedoni më 27 prill 2017, erdhën pas asaj kur nje perfaqësues shqiptar Talat Xhaferi, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, tha Dioguardi, duke shtuar se “ Ata që mbështetnin zgjedhjen e kryetarit të ri, shqiptarit të parë që do të zgjidhej për këtë Institucion të lart Parlamentin e Maqedonisë, u sulmuan brutalisht nga deputetët e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE dhe huliganë të paguarit e tyre”.
Në Parlamentin e Maqedonisë tha Dioguardi, “Banditë dhe paramilitarë ia mësynë Parlamentit në një përpjekje për të goditur frikën dhe terrorin në mendjet dhe zemrat e atyre deputeteve shqiptarë, të vendosur për reformimin e qeverisë së korruptuar maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski, i cili e ka udhëhequr qeverinë si një ndërmarrje kriminale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, tha ai.
Spas tij, ish Kryeministri Gruevski, ka kontrolluar plotësisht çdo pjesë të qeverisë maqedonase, duke përfshirë edhe gjykatat, përmes pushtetit të kontrolluar prej tij, ryshfetit, patronazhin dhe zellin dhe taktikat e mafias politike në Shkup.
“Për muaj të tërë, përpara sulmit të tmerrshëm më 27 prill, Ziadin Sela, kryetari i komunës së Strugës dhe kreu i Lëvizjes për Reformat e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, LR-PDSH (I cili ishte në koalicion me Zoran Zaev, kreu i Partisë LSDM Maqedonase etnike dhe në kundërshtimi ndaj VMRO-LPMNE-së) ishte objektivi i një vargu protestash duke bër fushatë të gjerë propagandistike kundra shqiptarëve dhe Zijadin Selës” tha Dioguardi.
Saqë ai si “armik i popullit”, duhej të eliminohet. Rezultati ishte me të vërtet tronditës dhe me pasoja të rënda fizike, tha Dioguardi duke treguar me dorë nga posterat me fotografitë e përgjakura, të Zijadinë Selës, i shtrirë për vdekje në mes të dyshemes së Parlamentit të Maqedonisë.
“Sulmi brutal ndaj Selës, në veçanti, nga forcat speciale të maskuara të policisë, të cilët u lejuan nga Qeveria maqedonase për të sulmuar deputetët për më shumë se dy orë pa ndonjë ndërhyrje nga policia që ishin të pranishëm në vendngjarje, ndaj Ziadin Selës, ishte duke e godituar atë në mënyrë të përsëritur në kokë, rrëzuar pa ndjenja, deri sa simbas deshmitarve të asaj ngjarje Sela u konsiderua i vdekur nga sulmuesit, kur ai u tërhoq nga dhuna brutale me plagë të rënda – dhe kjo mund të shihet qartë në fotografitë e përgjakshme të Sela më 27 prill që unë kam menduar për ta zgjeruar dëshminë time për këtë seancë” tha Ish-Kongresmeni amerikan, Presidenti LQSHA, z. Joe Dio Guardi, teksa rrëfej në dëshminë e tij për krizën politike në Maqedoni dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare.
“Duke përdorur dhunë të tillë të tmerrshme të planifikuar për të futur frikë dhe dridhje për të arritur qëllimet politike, mendojë se duhet të cilësojë partinë e VMRO-DPMNE-së klasifikimet e Departamentit të Shteti si një Organizatë Terroriste dhe futu në Listën e Zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, siç është bërë për grupet e tjera politike nëpër botë.
DioGuardi e quajti atë një parti anti-shqiptare, të dhunshëme në Shkup, e cila ka shumë kriminelë të dënuar si anëtarë, duke përfshirë edhe deputetët të cilët u dënuan për krime të rënda, si Jovan Tarçullovski i cili në vitin 2005 u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për krime lufte kundër Shqiptarëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe forcave të sigurisë të Kosovës”
Kriza e tanishme politike dhe kaosi ekonomik në Maqedoni kanë ndikuar negativisht në të jetën e përditshme të popullsisë së madhe shqiptare, e cila tashmë është subjekt i jashtëzakonisht i lartë i papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve. Është e qartë, tha DioGuardi, se diskriminimi ekonomik kundër Shqiptarëve po përdoren si një instrument i institucionalizuar i spastrimit etnik të shqiptarëve.
Ai e krahasoi situatën me atë të krijuar nga Sllobodan Millosheviç, “i cili ka përdorur në Kosovë të njëjtën mënyrë me shqiptarët në 1989 deri 1999, derisa Shtetet e Bashkuara të udhëhequra dhe NATO për 78 ditë kan bombarduar Serbinë dhe e solli Millosheviçin para drejtësisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë. Milosheviçi u akuzua për krime kundër njerëzimit,krimet që po përsëriten tani nga racizmi virulent sllavo maqedonas ndaj shqiptarëve, dhe shovinizmin nën drejtimin e Nikolla Gruevskit sot”G
Më tej Dioguardi ka permendur edhe rrezikun e përfshirjes së Rusisë në Maqedoni. Ai tha se:”Kjo ngre një mundësi reale të përfshirjes së Rusisë në Maqedoni që kur Gruevski thotë se e mirëpresim çdo mbështetje ruse në një krizë të brendshme politike në një konflikt ndëretnik, në implikimet rajonale nga Maqedonia”.
Në fund, Presidenti i LQSHA-së dha disa rekomandime:
1) Shtetet e Bashkuara nuk mund të presin më gjatë që Bashkimi Evropian të zgjidhë Krizën në Maqedoni, për arsyet e dhëna në këtë dëshmi, dhe duhet të marrë një rol udhëheqës tani më përpara se Maqedonia të kaloi në kaos dhe politik, financiar dhe humanitar
2) Duhet një hap i menjëhershëm për të marrë, dhe duhet të ketë një angazhim më aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës : Zbatimi i plotë i Marrëveshjes 15 vjeçare së Ohrit për të siguruar shqiptarët të jen të barabartë me të drejta popullit Maqedonas. Për të arritur këtë, Kongresi i SHBA duhet të krijojë një Këshill Zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit (OFA). Mungesa e një mekanizmi të tillë është një nga arsyet që VMRO-DPMNE ishte në gjendje kontrollojnë dhe partnerin shqiptar në koalicionin e tyre.
3) Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë thirrje për kodifikimin e barazisë etnike midis shqiptarëve dhe Maqedonasit në Kushtetutë, sepse Kushtetuta aktuale (1991) përmban Dispozitën e vjetëruar post-jugosllave që kryen një status të klasit të dytë, diskriminues për të Shqiptarë në Maqedoni.
4) Shpërthimi i 27 prillit 2017, sulmi në parlamentin e Maqedonisë nga policia speciale u mundësuan nga forcat e policisë me uniformë dhe civilë të maskuar, të cilët e lejuan të vazhdonte dhuna brutale për gati tre orë pa ndërhyrje. Si rezultat i kësaj dhe refuzimit që i bëri presidentit Ivanov për dorëzim e mandatit deri dje, koalicionit të propozuar të LSDM – së, të udhëhequr nga Zoran Zaev, me Partitë shqiptare etnike (duke rezultuar në 67 deputetë nga një total prej 120) për të formuar një Qeveri të re, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të kërkojnë menjëherë “Sanksionet kundër Maqedonisë”. (Illyria)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>