Qeveria maqedonase kërkon me guxim vëmendjen e Brukselit

ZaevA është i gatshëm kryeministri i ri i Maqedonisë, që përfundimisht t’i japi fund lojës „së emrit“ me Greqinë? NATO e bën edhe një herë të ditur se nuk do të ketë ftesë për anëtarësim deri sa të arrihet një kompromis.

Maqedonia, formalisht “Ish-Republika e Maqedonisë” ose “FYROM”, tenton që nga viti 1999 të inkuadrohet në aleancën e NATO-s, në të njëjtin vit kur edhe Shqipërisë ju ofrua e njëjta mundësi. Fqinjët e Ballkanit, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi e fituan statusin për integrim në vitin 2002, respektivisht u bënë anëtare në 2009-n.

Vetëm Maqedonia mbeti jashtë aleancës si deri më sot. Vendi ka ngecur për më se një dekadë nga bllokimi i Athinës për çështjen e emrit, pasi me emrin”Maqedonia”, thirret edhe një rajon i Greqisë. Duke parë flamurin e Malit të Zi, të ngritur jashtë selisë së NATO-së javën e shkuar, që u anëtarësua i plotë brenda një dekade, Maqedonisë ju kujtuan shumë qartë ëndrrat për integrimin në perëndim, posaçërisht nën ombrellën e sigurisë të NATO-së, ëndërr që ende mbetet e pa plotësuar.  “Ne ishim të parët në rradhë dhe tani duke se jemi të fundit” u shpreh një diplomat maqedonas, i cili u shpreh me kusht që të mbetet anonym. “Ne ndjehemi shumë të dëshpëruar nga ky fakt.”

Nga fytyrat e gjakosura në krye të qeverisë

Kryeministri  Zoran Zaev, që mori detyrën në fillim të muait qershor, nuk duket i dëshpëruar, por i motivuar. Zaevi e mori qeverinë e vendit të tij pas disa muajsh trazirash, gjatë të cilave ai u sulmua nga mbështetësit e paraardhësit të tij, gjatë hyrjes me dhunë në paralament në muajin prill. Zaev nuk e fsheh objektivin kryesor që ta çojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ai është i gatshëm të jetë kreativ për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë. “Unë menoj se ka një ‘momentum’ të ri”, tha Komisioneri  për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn pas takimit të tij me Zaevin. ” Unë mendoj se mund ta shfrytëzojmë këtë moment për të arritur progres.”

Pas takimit në selinë e NATO-së me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg Zaev shpjegoi planet e ardhshme në deklaratën e tij . Gjatë fjalimit ai e quajti bllokadën “jo të drejtë” pasi Shkupi dha një kotribut të madh në operacionet e NATO-s. Kryeministri i ri tha, se do të jetë i përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, ku ai do të dërgojë Ministrin e Jashtëm të mërkurën në Athinë, duke përdorur një emër të përkohshëm, me qëllim që bisedimet me Athinën të ecin përpara.

Burimet diplomatike dhe raportet nga mediat thonë që dy nga emrat e preferuar janë: “MAqedonia e Epërme” ose “Republika e Epërme e Maqedonisë”. “Qëndrimi  vetëm në një vend, sjell vetëm krizë”, tha Zaev. “Vetëm me referencën e përkohshme ne mund të marrim një ftesë nga NATO… dhe gjatë ratifikimit të të gjithë 29 shteteve anëtare të NATO-së, ne do të kemi dy vjet kohë” për të gjetur një zgjedhje të përhershme që do të ishte në pajtim me Greqinë për ratifikim të plotë.

Sfera e ndikimit rus zvogëlohet

Ndërsa Stoltenberg nënvizoi nevojën e qeverisë së Zaev për të zbatuar reformat. Zaev gjithashtu disa herë aludoi pse aleatët duhet të konsiderojnë anëtarësimin e vendit të tij në interesin e tyre, duke theksuar se është “e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor të jetë i sigurt dhe  i qëndrueshëm”. Ashtu si  me vendin fqinj, Malin e Zi që tani është anëtar në NATO, Kremlini tentoi të vendosë një dorë të fortë edhe në Maqedoni. Diplomati maqedonas konfirmoi presionin nga Moska ” që nuk është i dukshëm, por mund ta ndjesh kudo”.

Qendra e “Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit” (OCCRP), publikoi javën e kaluar një dosje të bazuar në informacionet nga shërbimet sekrete maqedonase. “Që prej nëntë vitesh, ata kanë konstatuar se ambasade ruse i ka shtuar aktivitete e shërbimeve të inteligjencës”, tha ekspertja Aubery Belford për Deutsche Welle. Sipas saj janë përdorur teknika për të drejtuar mediat drejt Kremlinit dhe ndikim tek politikanët lokalë që të mos mbështesin integrimet në perëndim. Një burim nga NATO i konfirmoi DW-së, se aleanca ka dëshmi për përpjekjet ruse që të pengojnë përparimin e Maqedonisë.

A do të ketë një ftesë së shpejti për Shkupin?

Gordana Delic, drejtoresha e fondit Marshall “Bashkimi i Ballkanit për Demokraci” thotë se nuk është tepër vonë për ta rregulluar këtë, nëse NATO dhe BE janë të gatshëm të ofrojnë “ndihmë serioze dhe të përkushtuar”. Qeveria e Zaevit duket se është e pastër nga korrupsioni dhe nuk ka ndikim nga Rusia si ajo e mëparshmja. Sipas Deliç, “Ballkani është një platformë e shkëlqyer për BE-në dhe NATO-n për të ushtruar unitetin në mënyrë të zgjuar dhe intelegjente”. “Tani është koha për të përfunduar punët e hapura, integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euro-atlantik, tani që është një situate e favorshme”.

Të dyja palët kanë pikëpamjet e tyre për thënien “punë e papërfunduar”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Stoltenberg i kërkoi Zaevit të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit si mënyra më e mirë për t’i shuar thirrjet euforiste që thonë se ” të huajt diktojnë politikën tonë”. Zaev u zotua se do ta bëjë këtë, por gjithashtu i tha Stoltenbergut se ai pret për vendin e tij “lajme të mira nga NATO”, që flamuri i Maqeonisë të valojë së shpejti në selinë e tij si aleati i 30-të. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>