Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në 73 degët e PD-së në gjithë vendin, në votimet që kanë nisur prej orës 08.00.
Komisioni i Operacioneve Elektorale njofton se procesi ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Deokratike. Në selinë qëndrore, ku votojnë dega nr. 2 e PD Tiranë, kan filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së.
Në selinë qëndrore, ku votojnë dega nr. 2 e PD Tiranë, kane filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen.
Ka nisur në Durrës votimi i anëtarësisë demokrate për zgjedhjen e kryetarit të PDSH-së. Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e pallatit të kulturës ”A.Moisiu”. Në këtë fillim procesi bie në sy mospjesëmarrja e kritikëve të Bashës në Durrës, të cilët i kanë quajtur zgjedhjet një farsë dhe kanë deklaruar paraprakisht bojkotimin e tyre.
Në listat e zgjedhësve janë të regjistruar 5400 persona, por kreu i degës lokale Oerd Bylykbashi ka njoftuar se kushdo që ka një kartë origjinale anëtarësie dhe nuk ka kryer në kohë procedurën e riregjistrimit sipas udhëzimeve të PDSh-së, pavarësisht vitit të lëshimit të dokumentit, mund të votojë duke paraqitur atë para komisionit edhe kur nuk rezulton në listen e votimit.
Ka nisur fiks në orarin e përcaktuar procesi i votimit edhe në Lezhë. Në listën e anëtarësisë për të votuar janë 3334 anëtarë të PD por do mund të votojnë edhe ata që kanë kartën e vjetër të anëtarësisë pasi të marrin një konfirmim nga dega e PD Lezhë.
Rreth 1900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në degën lokale të PD-së në bashkinë e Vlorës. Në qendrën e votimit pranë pallatit të kulturës, proces i cili ka nisur prej orës 08.00 do të vijojë deri në orën 19.00.
Sipas kryetarit të komisionit Kreshnik Alimerko, procesi i votimit po shkon normalisht.
Gara për kryetarin e PD ka nisur edhe në qytetin e Korçës. Prej mëngjesit demokratët e parë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. 3047 votues do të zgjedhin për drejtuesin e kësaj force politike.
Edhe në Lushnje 3200 anëtarë do të votojne midis kreut aktual Basha dhe kandidatit Eduart Selami.Votimet po kryen në selinë e Partise Demokratike ku që në orët e para të mëngjesit vihej re një pjesëmarrje masive.
Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen. Në takim nuk morri pjese vetem Jozefina Topalli, ndersa Patozi, Bode, Mustafaj e Bregu i apeluan Bashes qe te mos lejoje nje traume tjeter per demokratet, me kete gare farse, pas humbjes se thelle ne 25 qershor.
Ndërkohë mbrëmjen e të premtes PD publikoi edhe vendet se ku do të votohet sot për të zgjedhur kryetarin e ri, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Ajo thotë se rreth 80 mijë anëtarë kanë emrat në listë për të votuar me parimin një anëtar-një votë.
/ Top Channel