Me 64 vota pro dhe asnjë kundër shkarkohet kryeprokurori Zvërlevski

marko-zvrlevskiKuvendi më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevskin. Para dy minutave deputetët e Parlamentit me 64 vota pro dhe asnjë kundër votuan që Marko Zvërlevski të mos jetë më kryeprokuror i shtetit.

Gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevskit, është joligjor dhe i pa pranueshëm për ta. Pak çaste para votimit, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për herë të fundit u përpoq të obstrujë dhe të pengojë votimin, mirëpo Xhaferi ishte i palëkundur në vendimin e tij për të nxjerë në votim shkarkimin e Zvërlevskit. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>