40 vjet më parë, Presidenti Jimmy Carter ishte në vitin e tij të parë të mandatit presidencial dhe Amerika po mbante zi për vdekjen e mbretit të rock and rollit, Elvis Presley; NASA lëshoi në hapësirë dy anije të vogla, me shpresën për të mësuar më tepër për Jupiterin, Saturnin and Hënën e Saturnit, Titanin. Mendohej se ato do të kishin një jetëgjatësi rreth 3 vjeçare. Por përtej të gjitha parashikimeve, “Voyager 1″ dhe simotra e saj, “Voyager 2″, vazhdojnë edhe sot të komunikojnë me kontrollorët e misionit në Tokë.
“Voyager 1″ u lëshua në hapësirë nga Kepi Kanaveral i Floridës, më 5 shtator të vitit 1977, 16 ditë pas lëshimit të anijes tjetër kozmike, “Voyager 2″.
Ndryshimi në radhë u bë, ngaqë “Voyager 1″ duhej të ishte anija e parë kozmike që do të shkonte në Jupiter dhe Saturn, planetet kryesore që ato do të eksploronin.
Një nga pamjet-ikonë të dërguara nga “Voyager 1″, u bë e njohur si “Pika blu e çelur”, një fotografi e planetit tonë e parë nga distanca rreth 6 miliardë kilometra.
Një tjetër imazh ishte fotografia e parë e shpërthimit të një vullkani, diku në hapësirë, në hënën e Jupiterit, Io.
Pas eksplorimit të Jupiterit dhe më pas të Saturnit, dy sondat e hapësirës e vazhduan udhëtimin e tyre drejt planeteve Uran dhe Neptun, duke sjellë në Tokë të dhëna të tjera shkencore.
Shkencëtarët shpresonin atëherë të arrinin në kufirin e sistemit Diellor, më tepër se 10 miliardë kilometra larg.
“Arritëm atje me anijen Voyager 1 dhe do të arrijmë së shpejti edhe me
Voyager 2,”- thotë shkencëtari që ndjek projektin.
Instrumentet e projektuara për të matur erën diellore tani do të vazhdojnë të masin erën e mistershme ndëryjore.
“Pra, do të kemi rastin që me këto instrumente të masim erën, për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë.”- thotë shkencëtari Stone.
Meqenëse 40 vjet më parë transmetuesit dixhitalë të zërit nuk ishin zbuluar ende, të dyja anijet kozmike janë të pajisura me pllaka gramafoni të lara me ar, me fotografi dhe zëra karatketersitikë për Tokën, kahas me një shpjegim se si të interpretohen.
Anijet e hapësirës “The Voyager” kanë jetëgjatësi të madhe në saje të gjeneratorëve të tyre të vegjël bërthamorë, që sigurojnë energji për dërgimin të Tokë të të dhënave, për të paktën një dekadë.
Do të duhen më tepër se 40,000 vjet për të arritur tek yjet më të afërt në konstalacionet Ursa Minor dhe Andromeda.
Në atë kohë anijet mund të përfaqësojnë veçse gjurmët e civilizimit njerëzor. (voa)