Ekonomia e Maqedonisë shënon rënie

Mark GjonajEkonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rrezikuar futjen e vendit në recesion. Rënia më e madhe është regjistruar në tremujorin e dytë, por rritje negative ka pasur edhe në tremujorin e parë.

Qeveria e Maqedonisë i pranon këto të dhëna, por thuhet se masat që janë ndërmarrë kanë të bëjnë me grumbullimin e më shumë të rittje ekonomike Mark Gjonajardhurave në buxhet.

Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë në një intervistë për mediat nacionale se gjatë kësaj periudhe tremujore të qeverisjes së tij nuk ka pasur reforma tatimore, pasi Qeveria, siç ka thënë ai, është fokusuar në “kthimin e lirisë politike, por edhe të asaj ekonomike në vend”.

Bazuar në të dhënat zyrtare, ekspertët thonë se këtë vit projektimet ekonomike jo që nuk do të realizohen, por gjasat janë që gjendja të mbetet e njëjtë apo edhe të përkeqësohet.

“Kemi një rritje negative prej minus 1.8 për qind në tremujorin e dytë dhe 0.8 për qind në tremujorin e parë. Kjo nënkupton se recesionin e kemi në prag të derës. Sigurisht se duhet të bëhet edhe një rivlerësim për Bruto Prodhimin Vendor pasi që rritja prej 2.2 për qind do të jetë e pamundur”, thotë Nebi Hoxha, drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

“Rrjedhimisht, ne do të ishim të kënaqur për këtë vit nëse arrijmë rritjen prej 0.7 deri në 1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”,thekson Hoxha.

Sipas tij, ulja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë. Ai thotë se ekonomia vendore edhe më parë ka qenë e pazhvilluar dhe se rezultatet e prezantuara nga qeveria e kaluar nuk kanë qenë reale.

Veç kësaj, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rezultatet tregojnë edhe rënie të madhe të investime të huaja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Shqetësuese janë të dhënat për rënien drastike të investimeve të huaja në masën prej 50 për qind ose nga 199 milionë në 99 milionë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit. Kjo është një çështje shqetësuese, andaj vlerësojmë se qeveria duhet t’u qaset seriozisht masave për përmirësimin e gjendjes”, thotë Nebi Hoxha, njohës i çështjeve ekonomike.

Se gjendja ekonomike është e rëndë e thotë edhe Sllobodan Najdovski, analist i çështjeve ekonomike. Sipas tij, rënia ekonomike është pasojë para se gjithash e krizës së rëndë politike, nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia tri vitet e fundit.

Ai thotë se nevojitet një analizë e detajuar për të detektuar të gjithë faktorët për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

“Duhet të shihet gjatë kësaj periudhe prej disa muajve deri në fund të vitit dhe të bëhet një analizë e detajuar lidhur me ndikimin e një pjesë të transfereve kapitale që janë paraparë në buxhet, të shlyhen detyrimet për investime kapitale lidhur me ndërmarrjet dhe rrugët, si dhe për ndërmarrjet tjera që janë në pronësi të shtetit”.

“Vlerësoj se gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të stimulohen kompanitë private vendore, që deri në fund të vitit të mund të realizohen projektimet të parapara me rishikimin e buxhetit”, thotë Najdovski.

Dështimet në ndërtimin e autostradave dhe harxhimet në projektet joproduktive si projekti kundërthënës “Shkupi 2014” janë gjithashtu ndër faktorët e rënies ekonomike.

Ekspertët thonë se është e patolerueshme që për shkak të politikës, ekonomia të mos lëvizë para. Ata rekomandojnë masa që të paktën projektet që kanë nisur të vazhdojnë të realizohen, në vend të shfrytëzimit të situatës aktuale për përfitime poenash politikë. (rel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>