Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet ta zgjidh sa më parë problemin e Demarkacionit me Malin Zi, pasi që sipas tij, ky problem, ka kthyer në ngërc marrëdhënien e Kosovës me Bashkësinë ndërkombëtare.
“Interesi i Kosovës është zgjidhja sa më parë e këtij problem i c ili, është kthyer në një ngërc në marrëdhëniet me Bashkësibnë Ndërkombëtare. Natyrisht ka një proces të natyrishëm fiziologjik nga opozita në qeveri, kështu që kryeministri kërkon edhe pak kohë për tu ndarë nga pozicioni opozitarë ndaj këtij problem. Natyrisht nuk do të doja kryeministri Haradinaj të kalonte si opozitarë për një cështje të cilën e ka përkrahur më herët”, ka thënë Rama, transmeton zeri.info.
Më tutje, Rama ka thënë se sa i përket marrëdhënieve me Malin e Zi, nuk ky shtet është një vend mik me të cilin shqiptarët kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
”Shqiptarët kanë shpëtuar dy herë Malin e Zi gjatë historisë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me këtë shtet”, ka thënë Rama, transmeton zeri.info.