Spanja përballet me aspirtat e Katalonjës për pavarësi

KatalonjaPresidenti i rajonit të Katalonjës ka reaguar ndaj afatit të vendosur nga qeveria spanjolle, por duke mos sqaruar nëse ka ndërmend të përparojë me përpjekjet për shkëputjen e rajonit nga Spanja si dhe duke sinjalizuar se kriza e shkëputjes është larg fundit.

Qeveria spanjolle i kishte kërkuar udhëheqësit të katalonjës Carles Puigdemontit që të kthente deri sot një përgjigje të thjeshtë “po” ose “jo”.

Nëpërmjet një letre zoti Puigdemont njoftonte kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy se separatistët do të pezullonin procesin e drejt pavarësisë për dy muaj, me qëllim që të fillonin dialogun me Madridin.

Javën e kaluar, pas referendumit për pavarësinë, zoti Puigdemont tha se ishte i përgatitur që Katalonja “të bëhej një shtet i pavarur”, pavarësisht vendimit të gjykatës se një veprim i tillë do të ishte jokushtetues.

Por menjëherë më pas ai deklaroi se po pezullonte procesin e shkëputjes për t’i dhënë kohë negociatave me Madridin.

Deklaratat kontradiktore nxitën kryeministrin Rajoy t’i jepte Carles Puigdemontit kohë deri të hënën në orën 10 (me orën lokale), për të qartësuar pozicionin e tij, me një përgjigje të thjeshtë “po” ose “jo”. Zoti Rajoy tha se Madridi ishte gati të pezullonte autonominë e rajonit dhe të fillonte ushtrimin e kontrollit të drejtpërdrejtë nëse zoti Puigdemont vendoste të këmbëngulte për shkëputje.

Zëvendëskryeministri spanjoll Soraya Saenz de Santamaria duke i referuar letrës së udhëheqësit të rajonit të Katalonjës, tha në një konferencë shtypi të hënën se “ai nuk i është përgjigjur pyetjes në mënyrë të qartë”. Ai njoftoi se qeveria do t’i jepte tashmë zotit Puigdemont kohë deri të enjten për të rimenduar përgjigjen e tij. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>