Ish-ministri për punë të brendshme në Maqedoni, Pavle Trajanov, është caktuar koordinator shtetëror për parandalim të rreziqeve nga faktorë të jashtëm në Maqedoni.
Këtë vendim e solli Qeveria e Maqedonisë, në mbledhjen e sotme.
Trajanov tani do të duhet të hartojë strategji vjetore për vitin 2018 që të ruajë Maqedoninë prej rreziqeve eventuale nga faktorë të jashtëm.
Trajanov kthehet në ndonjë pozicion zyrtar pasi disa viteve si analist politik. /Telegrafi/