Një aplikacion i ri, shqetësim për Pentagonin

aplikacionNjë hartë e aplikacionit Strava tregon një fushë aviacioni në Kandahar të Afganistanit

Ushtria amerikane thotë se ka filluar procesin e rivlerësimit të praktikave të saj, pasi një hartë e aktivitetit fizik e realizuar përmes aplikacionit Strava, ka shkaktuar shqetësime për sigurinë. Përmes këtij aplikacioni të aktivitetit fizik të njerëzve, mund të zbulohet vendndodhja e bazave ushtarake dhe lëvizja e ushtarëve jashtë vendit.

Në faqen në internet Strava, nëntorin e kaluar, u publikua e ashtuquajtura hartë për aktivitetin e përdoruesve, që tregon rrugët ku kanë kaluar miliona vetë, duke ecur, vrapuar, apo me biçikletë; rrugët më të frekuentuera paraqiten me ngjyra më të ndezura. Kompania thotë se ka përjashtuar nga harta aktivitete, të cilat përdoruesit i kanë shënuar si private, ose ato që kanë ndodhur në zona që përdoruesit nuk donin t’i bënin publike.

Këto aktivitetet u zbuluan përmes pajisjve të Sistemit Global të Pozicionimit, GPS, prodhime të firmave Fitbit, Garmin dhe Polar; Strava tha se duke veçuar përjashtimet e bëra, harta e saj përfshinte 1 miliard aktivitete në periudhën mes vitit 2015 dhe shtatorit 2017.

Gazeta “The Washington Post” njoftoi për hartën e lëvizjes së njerëzve dhe implikimet e saj të mundshme, duke theksuar një postim në Twitter nga studenti australian Nathan Ruser, që e shpërndau linkun në Strava.

“Duket shumë e bukur, po jo edhe aq e mahnitshme kur është fjala për sigurinë e operacioneve, Op-Sec. Duket qartë që bazat amerikane janë të identifikueshme dhe mund të shihen në hartë”, shkruan Ruser.((https://twitter.com/Nrg8000/status/957318498102865920))

Harta tregon pjesën më të madhe të aktivitetit në vende si Shtetet e Bashkuara, Europën Perëndimore, Japoni dhe Brazil. Në Irak, Siri dhe Afganistan, aktivitetet duket me ngjyra të ndezura kundrejt terrenit të errët, përfshirë shumë vende ku ushtria amerikane dihet se ka bazat e veta, apo që është aktive.

Pajisjet që transmetojnë të dhëna mund të përdoren në mënyra të ndryshme, përfshirë për shembull për të shënuar një vrapim të shkurtër, ose për të regjistruar numrin e hapave të një personi gjatë ditës. Rezultati mund të paraqitet në formën e disa vijave në hartën e të dhënave, duke treguar kurba përreth perimetrit të instalimeve ushtarake, ku njerëzit stërviten, ose duke treguar lëvizjet e tyre nga njeri vend në tjetrin në të gjithë objektin, apo në pika të tjera.

“Departamenti i Mbrojtjes, i merr shumë seriozisht çështje të kësaj natyre dhe është duke e analizuar situatën, me qëllim që të përcaktojë nëse nevojitet trajnim, ose udhëheqje shtesë dhe nëse duhet të dalim me masa të tjera, në mënyrë që të garantojmë sigurinë e vazhdueshme të personelit të Pentagonit brenda, ose jashtë vendit”, – tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Majorja Audricia Harris. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>