Në kuadrin e vizitës të tij në Greqi dhe Shkup, ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit të vendit fqinj, Matthew Nimetz viziton sot kryeqytetin grek, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm Níko Kotziá, por dhe me përgjegjësin e Demokracisë së Re për Çështjet e Jashtme, Giórgo Koumoutsáko.
Brenda muajit Shkurt, qeveria do t’i paraqesë Shkupit një plan -pakti, tha ministri i Jashtëm Níko Kotziá, në një emision dje në mbrëmje në televizionin publik ERT.
Ai vendosi si kusht ndryshimin e kushtetutës së vendit fqinj dhe sqaroi se për palën greke ka rëndësi të madhe, që fjala e përbërë e emrit, e cila do të miratohet, të jetë në dialektin sllav dhe të mbetet e papërkthyer.
Kreu i diplomacisë greke shtoi se plani përfshin shtatë paragrafe të vogla të një teksti për të gjithë spektrin e përdorimit në lidhje me emrin, një kapitull të veçantë për irredentizmin dhe Kushtetutën, por dhe çështje të lidhura me pozitën ndërkombëtare dhe rajonale të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, si p.sh integrimi i saj në organizatat ndërkombëtare si dhe një «axhendë pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe». (ert)