Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në mbledhjen joformale të qeverisë greke i ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e emrit, shkruan e përditshmja greke “Iefimerida”.
Sipas kësaj gazete, janë propozuar madje edhe pikat e reja që janë shtuar në marrëveshje. Ndërsa Kotzias me dokumentin në fjalë do të aterojë në Shkup javën e ardhshme. Megjithatë akoma nuk është konfirmuar data e aterrimit të Kotziasit as nga Shkupi e as nga Athina zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq derisa partia më e madhe greke në pushtet, SYRIZA po udhëheq negociatat për emrin nga partneri i saj i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur vazhdojnë të hedhin dyshime mbi procesin.
Këtë herë nënkryetari i Parlamentit grek dhe njiherit deputeti i kësaj partie, Dimitris Kamenos tha se kontesti shumëvjeçar nuk do të zgjidhet./Telegrafi/