Shqipëri: FMN vlerëson ecurinë dhe rreziqet e ekonomisë shqiptare

pbbFondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi të martën se “Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Mjedisi makroekonomik dhe politik është i qëndrueshëm”.

Një mision i FMN-së e bëri këtë deklaratë pas një vizite dyjavore në Tiranë për të diskutuar Monitorimin e parë Pas Programit (MPP).

“Politikë-bërësit do të duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë të mirë për të çuar më tej reformat për zbutjen e risqeve, që lindin nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e kushtëzuara dhe nga kreditë nën standard në sektorin financiar; dhe për ta fuqizuar potencialin e rritjes afatmesme kundrejt një klime të vështirë për investimet me nivel të lartë informaliteti dhe sundim të dobët të shtetit ligjor” – theksohet në deklaratën e fundit të misionit të kryesuar nga Anita Tuladhar.

Sipas FMN, përparësitë kyçe mbeten rritja e konsolidimit fiskal, rritja e efikasitetit të shpenzimeve dhe të investimeve publike, fuqizimi i mbikëqyrjes bankare dhe kreditë nën standard, si dhe heqja e pengesave në mjedisin e biznesit / investimeve përmes reformave në gjyqësor dhe kundër korrupsionit.

“Këto përpjekje do ta hapin ekonominë edhe ndaj mundësive të reja për rritje, do ta ndihmojnë Shqipërinë t’i afrohet më shumë integrimit në BE dhe do të siguronin standarde më të larta jetese për popullin shqiptar” – tha misioni i FMN-së. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>