Komisioni i BE-së e vlerëson sërish keq Turqinë

turqi euPengesa serioze lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë – ky është thelbi i raportit të fundit të progresit për Turqinë. Anëtarësimi i Turqisë në BE duket më larg se kurrë.

Komisioni i BE-së vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me mbi gjendjen e negociatave të anëtarësimit. Disa media gjermane si Welt am Sonntag shkruajnë se sipas raportit ka “pengesa serioze” në fushat kyçe të sundimit të ligjit, të të drejtave themelore, të reformës së administratës publike dhe lirisë së shprehjes. “Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë,” thuhet në raportin e Komisioni që do t’ë prezanohet zyrtarisht në Strasburg të martën (17.049:.

“Partner kyç i BE-së”, por …

Në fund të marsit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rishprehu dëshirën që vendi i tij të bashkohet me BE-në. Në raportin e përparimit, thuhet se Turqia konsiderohet si “partner kyç për BE-në” dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga udhëheqja turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërpreje prej gati dy vjetësh.

Vlerësim pozitiv për politikën e migrimit dhe ekonominë

Nga ana tjetër Komisioni vlerëson pozitivisht politikën e migracionit të Turqisë. Turqia po bën “përpjekje të jashtëzakonshme” për të mbajtur më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar, thotë Komisioni i BE-së. BE-ja mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Turqinë në përmbushjen e këtyre sfidave. Komisioni gjithashtu konfirmoi propozimin e tij për zgjerimin dhe modernizimin e bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë. Në këtë kontekst ekspertët vlerësojnë gjithashtu ekonominë turke, e cila përshkruhet si një ekonomi tregu shumë e avancuar dhe funksionale.

Turqia shprehu ndërkohë dëshirën që për të liberalizuar sistemin e vizave me BE-në është e gatshme të ndryshojë disa ligje të tjera. Por për liberalizimin e vizave Turqia duhet të përmbushë 72 kritere. Pika më e diskutueshme janë deri tani ligjet kundër terroristëve, të cilat sipas Brukselit keqpërdoren edhe për përndjekjen e gazetarëve apo opozitarëve. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>