Konsultime të reja për çështjen e emrit të vendit fqinj

Kotzias NikolaMinistri i Jashtëm, Níkos Kotziás do të ketë sot një takim të ri në Vienë me homologun e tij të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në praninë e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Matthew Nimetz.

Shefi i diplomacisë greke i bëri thirrje Komisionerit për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn, i cili kishte deklaruar se do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit të vendit fqinj në dy javët e ardhshme, të mos japë një pamje të gabuar për negociatat, që siç duket, ai nuk i kupton.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Nikola Dimitrov deklaroi dje se nuk ka ndryshime në vizionet mes dy vendeve dhe theksoi nevojën që të mbrohet në fazën e parë procesi i negociatave. Gjithashtu, siç tha z.Dimitrov, të gjithë do të fitojnë, nëse arrihet një marrëveshje, pasi kemi interesa të përbashkëta me Greqinë. (ert)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>