I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithdhëm të OKB-së, Matthew Nimetz deklaroi për përfaqësuesit e shtypit, se takimi midis kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe kryeministrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev do të mbahet më 17 Maj në Sofje të Bullgarisë.
Takimi i dy kryeministrave do të mbahet në kuadrin e takimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pritet të diskutojë dhe për çështjen e emrit të vendit fqinj.
Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Níkos Kotziás dhe Nikola Dimitrov, në prani të z.Nimetz u takuan javën e kaluar në Soúnio, ku u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm të tetë vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit.
Kreu i diplomacisë greke theksoi se rruga për anëtarësimin e Shkupit në BE do të hapet «në momentin, kur të kemi arritur një marrëveshje dhe kjo të jetë ratifikuar në mënyrë ligjore».
Nga ana e tij, z.Dimitrov tha se «nuk do të heqim dorë nga përpjekja, për shkak se jemi fqinjë dhe sa më shpejt të jetë e mundur të arrijmë në një zgjidhje, aq më mirë». (ert)