Greqia i dërgon letër KE-së dhe NATO-s për marrëveshjen me Maqedoninë

Zaev-TsiprasGreqia sot në mëngjes i ka dërguar letër Këshillit Evropian dhe NATO-s për t’i njoftuar rreth marrëveshjes me Maqedoninë për zgjidhjen e emrit të arritur para një jave në Prespë.

Në letrën e dërguar nga Greqia drejt KE-së dhe NATO-s theksohet se ajo nuk do të kundërshtojë rrugën për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, që është edhe përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga marrëveshja për zgjidhje të kontestit për emrin. Në këshillin e BE-së për punë të përgjithshme në Luksemburg sot dhe nesër do të shqyrtohet fillimi i negociatave inkuadruese për Maqedoninë dhe Shqipërinë në BE.

Këtë e paralajmëroi edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, ku të premten në një konferencë në ishullin Rodos, para gazetarëve paralajmëroi se letra do të dërgohet mëngjesin e sotëm drejtë selisë së BE-së dhe në NATO-s.

“”Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thonë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara”, tha Kotzias.

Vendimi përfundimtar për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në duhet të sillet të enjten dhe të premten në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të Unionit. (telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Qendra Informative Shqiptare "Liria"