Tirana do të ketë një teatër të ri kombëtar, ashtu siç ka të reja disa shkolla, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri apo Parkun Olimpik, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranësm Erjon Veliaj.
Ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku edhe u shpreh se procesi për ndërtimin e teatrit të ri do të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë.
“Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian”, u shpreh Veliaj.
Duke folur per rikonstrukionin e shkollës se mesme “Andon Zako Çajupi”, kryebashkiaku Veliaj iu drejtua me një apel edhe prindërve, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre që të regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt, për të shmangur mbipopullimin në shkollat e tjera.
Top Channel