Të enjten, Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj shtatë oficerëve të zbulimit rus për komplot me qëllim hakerimin e kompjuterave dhe vjedhje të dhënash në një përpjekje për të delegjitimuar Organizatën Ndërkombëtare Kundër Dopingut dhe publikuar emrat sekret të zyrtarëve që zbuluan një program dopingu për atletët sponsorizuar nga shteti rus.
Akuzat për konspiracion me qëllim mashtrimin kompjuterik, keqpërdorim, transferta të paligjshme dhe pastrim parash erdhën disa orë pasi autoritetet holandeze akuzuan Rusinë për kryerje të sulmeve të shumëfishta kibernetike, përfshirë një ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.
Zyrtarët holandezë njoftuan të enjten se në muajin prill ata kapën katër anëtarë të shërbimit të zbulimit ushtarak rus me pajisje spiunazhi pranë selisë së kësaj organizate e më pas i dëbuan ata nga vendi.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po hetonte helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij gjatë një sulmi në Britani. Moska ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Zyrtarët holandezë thanë se nuk ishte e qartë nëse sulmi kibernetik lidhej me hetimin.
Ministria e Jashtme ruse i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar ato si “fantazi”.
Britania dhe Australia kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për veprimtari keqdashëse kibernetike, duke thënë se agjentët rusë vunë në shënjestër Agjencinë Botërore Kundër Doping-ut si dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Britania dhe Australia kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për veprimtari keqdashëse kibernetike, duke thënë se agjentët rusë vunë në shënjestër Agjencinë Botërore Kundër Doping-ut si dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. (voa)