Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në disa pjesë të vendit do të ketë edhe reshje të shiut.
Siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik, nga dita e diel do të fillojë destabilizimi i moti, ku do të fillojnë edhe reshjet e shiut. Nga pjesa juglindore e vendit do të fryjë një erë e lehtë.
Nesër temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga një deri më 11 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri më 23 gradë celsius./Telegrafi/