Partia AK e Presidentit turk, Tayyip Erdogan ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të Stambollit, më shumë se dy javë pas votimit.
Rezultatet fillestare tregojnë se opozita kryesore, Partia Popullore republikane (CHP) fitoi me rezultat të ngushtë në qytetin më të madh të vendit duke i dhënë fund kontrollit 25 vjeçar të Partisë AK dhe paraardhësve të saj islamistë.
Nënkryetari i Partisë AK Ali Ihsan Yavuz paraqiti në Bordin e Lartë Zgjedhor kërkesën e jashtëzakonshme të partisë për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve me tre valixhe të mbushura me dokumente, sipas televizionit CNN Turk.
Nëse kërkesa miratohet, përsëritja e zgjedhjeve do të bëhej 60 ditë pas votimit fillestar, ose më 2 qershor. Nëse ajo refuzohet, rezultatet do të finalizohen dhe fituesi merr mandatin për të filluar punën.
Humbja në Stambolli, ku zoti Erdogan ka qenë kryetar i bashkisë në vitet 1990, do të ishte një goditje e madhe për presidentin turk.
voa