Vanessa-Mae në hapjen solemne të festivalit Vera e Ohrit 2019

Vanessa MaeMë 12 korrik 2019, e Premte, në ora 21:00, në teatrin Antik, bëhet hapja solemne e festivalit Vera e Ohrit 2019 me violinisten më të njohur të të gjitha kohërave Vanessa-Mae, e quajtur edhe si ”Mrekullia prej fëmije” pasi që është edhe në librin e Guiness si ”instrumentiste më e re”. Ajo së bashku me orkestrën e filharmonisë do të interpretojë një përzierje nga klasika, xhezi dhe elektronika.

Kush është Vanessa-Mae: lindi  më 27 tetor 1978 në Singapor dhe moshën 4 vjeçare u zhvendos në Londër, ku mori violinën, pasi kishte filluar me piano në Singapor. Në moshën 8-vjeçare, nisi një periudhë intensive studimi me Profesor Lin Yao Ji në Konservatorin Kombëtar të Muzikës në Pekin dhe pasi u kthye në Londër, si një virtuoze e plotë, hyri në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër.

Në moshën 11 vjeçare Vanessa-Mae bëri debutimin e saj në botë, me një pritje të bujshme në Festivalin e Schleswig Holstein në Gjermani dhe më vonë edhe në Mbretërinë e Bashkuar me Filarmoninë.

Kështu filloi shumë shpejt me paraqitje të rregullta të koncerteve me orkestra në të gjithë botën. Në moshën 13-vjeçare ajo kishte regjistruar tre albume klasike me kryevepra nga Tchaikovsky dhe Beethoven për shfaqjet virtuoze nga Paganini, Wieniawski dhe Sarasate për aranzhimet e reja të melodive të saj të preferuar klasike dhe pop.

Ajo ka shitur tashmë mbi 10 milionë albume, duke mbledhur mbi 40 çmime ndërkombëtare për regjistrime pop dhe klasike dhe koncertet e saj janë transmetuar në mbi 100 vende. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar me një gamë të gjerë artistësh të ndryshëm si Janet Jackson dhe Prince.

Vanessa-Mae ka vizituar mbi 50 vende dhe ka interpretuar në vende spektakulare si Pallati i Kremlinit në Moskë, Hyde Park në Londër, Akropoli në Athinë, në liqenin e ngrirë në St. Moritz, etj. Vanesa Mae është e angazhuar edhe për punë bamirësie dhe sportive (në lojërat olimpike dimërore të vitit 2014 e përfaqësoi Tailandën në gara me ski) dhe është votuar si një ikonë e modës dhe gruas më të bukur nga disa revista të modës.

(E.I.F.)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>