Kasami në takim me Mickoskin: Pushteti nuk ka kapacitet për procesin euro-integrues

Mickoski-Kasami-BESAKryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Arijanit Hoxha, sot ka realizuar takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase, kryetarët e të dy partive janë dakorduar që në të ardhmen të vazhdojnë me takime të tilla, me qëllim që të japin impuls në forcimin e ambientit demokratik dhe luftës së përbashkët kundër pushtetit aktual, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim është biseduar edhe për gjendjen aktuale politike, për integrimet strategjike ët Maqedonisë, si dhe shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim”.

“Është konstatuar se pushteti aktual e ka bllokuar procesin integrues, që duhet të përshpejtohet me reforma kyçe, të cilat deri tani nuk janë realizuar. Në kuadër të takimit është theksuar se ekzistimi i korrupsionit mbetet problemi kyç, si dhe janë hapur dyshime për krim të strukturave udhëheqëse të pushtetit, si dhe anomali dhe mungesë të vullnetit për vendosjen e sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Për këtë takim është deklaruar edhe vetë Lëvizja Besa.

Në takim u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme sociale-ekonomike në shtet. Dy subjektet politike u dakorduan që Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta udhëheq procesin e rëndësishëm të euro integrimeve, për atë shkak më se e nevojshme është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dy palët u dakorduan që takime të këtilla publike të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>