Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.
Vendimi u morr unanimitet: Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.
Për fituesit e konkurimit vihen në dispozicion 148 milionë euro në vit, nga të cilat tre të katërtat i jep federata.
Titullin ekselencë e kanë marrë:
- Liga e Berlinit e përbërë nga tre universitete, Universiteti Humboldt, Universiteti Teknik dhe Universiteti i Lirë,
- Shkolla e Lartë teknike në Ahen,
- Universitti Friedrich-Wilhelms në Bon,
- Universiteti Teknik në Drezden,
- Universiteti i Hamburgut,
- Universiteti i Hajdelbergut,
- Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe,
- Universiteti i Konstancës,
- Universiteti Eberhard Karls në Tybingen,
- Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih dhe
- Universiteti Teknik në Mynih.
“Ne presim që tre vitet e ardhshme të kemi rezultate të shkëlqyera në fushën kërkimore,” tha në Bon ministrja e shkencave Karliczek, mbas takimit të komisionit për dhënien e titullit të ekselencës. Vendimi për fituesit u morr në unanimitet të plotë, sipas të dhënave të bëra të ditura. Në komisionin për zgjedhjen e universtiteteve ekselente marrin pjesë përveç ministres Karliczek edhe ministrat e landeve dhe ekspertë ndërkombëtarë. 17 universitete dhe dy liga shkollash të larta aplikuan tek Këshilli i Shkencës për të marrë titullin. Ndryshe nga deri tani, përkrahja financiare për universitetet që morrën titullin do të zgjasë shtatë vjet.
dw