Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është i bindur që senati do të ratifikojë gjatë vjeshtës protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ai i bëri këto komente në Ohër ku po qëndron për një vizitë mbështetëse për Maqedoninë e Veriut e cila pret të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s deri në fund të vitit.
Sekretari Pompeo takoi presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev me të cilët diskutoi zgjerimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut e cila synon lidhje më të ngushta me perëndimin.
Sekretari Popmeo u tërhoqi vëmendjen udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut për rreziqet e investimeve kineze në teknologjitë e ndjeshme dhe sipas tij Kina mund të përdorë ryshfetet për të siguruar marrëveshje për infrastrukturën në Ballkan.
Maqedonia e Veriut pret edhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj për emrin më Greqinë, e cila është pika e fundit e vizitës së zotit Pompeo.
voa