Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj hipotezave dhe supozimeve të publikuara rreth diskutimeve pas takimit LVV -LDK, takim ky që përfundoi pa marrëveshje.
Në reagimin e LDK-së thuhet se të gjitha hipotezat e supozimet janë të pavërteta.
LDK thotë se i ka paraqitur ofertën Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këto spekulime kishte reaguar edhe anëtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, i cili tha se në tavolinën e bisedimeve kishte opsione të reja, dhe se marrëveshja do të marrë pak më shumë kohë.
LVV-LDK dhe edhe pas më shumë se tre muaj të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, nuk kanë arritur marrëveshje rreth formimit të koalicionit qeverisës. /Telegrafi/