Qendrat kulturore Shqipëri-MV/ Bushati: Shqiptarët s’mund të trajtohen si minoritet

Ditmir-Bushati

” Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ia kanë dalë të konsolidojnë pozitën e tyre shtet formuese, përmes përfaqësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën politike të vendit, forcimit të identitetit dhe përdorimit të simboleve kombëtare, si dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Çdo marrëveshje me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë një vlerë e shtuar në marrëdhëniet dypalëshe, duke i shërbyer interesit të shqiptarëve atje. Politika kombëtare kërkon disiplinë strategjike dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast këtë gjë. ”

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shpërthyer nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e re të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, për qendrat kulturore dhe informative.

Ai u shpreh se shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjet duhet të bëhen për t’ju sjellë atyre më shumë të drejta, dhe jo qendra kulturore.

Në fjalën e tij Bushati theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga njohja e pavarësisë dhe deri të anëtarësimi në NATO.

Bushati shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje I trajtonte shqiptarët në shtetin fqinj si minoritet, ndryshe nga çfarë ata janë.

Sipas tij këto qendra kulturore janë të pavlefshme, pasi shqiptarët atje kanë 3 universitete në gjuhën shqipe, televizione dhe mjaft mundësi të tjera kulturore.

Kjo do të ishte vetëm një hap prapa për ata.

“Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo”, tha ndër të tjera Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit:

“Duhet të kemi një bashkëpunim rajonal.
Shqipëria ka qenë mjaft zemërgjerë me Maqedoninë e Veriut, pasi është nnga të parat që njohu pavarësinë e saj.
Angazhimi i Shqipërisë për Maqedoninë ka qenë i madh, edhe për anëtarësimin në NATO.
Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni.
Pozicioni i shqiptarëve është i dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo.
Dokumenti të shoqërohet me një plan zbatimi të saktë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por ia kanë dalë të vendosin veten e tyre në shtetformimin e Maqedonisë.
Ata e kanë çarë rrugën me shumë sakrifica, për gjuhën, për identitetin kombëtar.
Shkupi ishte një nga vilajetet kryesore të Shqipërisë nën sundimin e osmanëve.
Smund të bëjmë marrëveshje që nuk i vlejnë shqiptarëve që jetojnë atje.
Nuk është cështje kulturore, është politike. Meriton trajtim politik”.
Gjithashtu Bushati ka përshëndetur edhe formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>