Në pamjet e publikuara nga minsitria izraelite e mbrojtjes tregohet sistemi i mbrojtjes anti-dron që goden objektivat në lëvzije me një shufër lazeri që më parë ishte parë vetëm në serialin Star Wars.
Prodhuesit e sistemit Drone Dome C-UAS thonë se makineria ka sukses 100 përqind teksa rrëzon dronët që lëvizin në zig-zage për të shmangur goditjen.
Në një nga testimet një grup prej tre dronësh fluturojnë në formacion por rrëzohen të tre nga sistemi lazer. Prodhuesit e tij mburren se mund të identifikojë dronët armiqësorë dhe të japë vendndodhjen e tyre të saktë në një distancë prej 2 miljesh.
Sistmi gjithashtu mund të funksionojë si një zhurmues dronësh duke bllokuar marrjen e komandave të tyre prek komanduesit si dhe të ndalojë transmetimin e pamjeve të kameras.
tch