Fshati që serbët nuk i prishën dot bukurinë dhe traditën, Rabdishti Peshkopisë

Keni shkuar ndonjëherë të vizitoni fshatin Rabdisht në Peshkopi?

Rabdisht PeshkopiHistoria dhe bukuria që do të shihni aty, do t’u zvogëlojë pritshmëritë. Gazetarja Ilnisa Agolli, na tregon se si ky fshat ka qenë një nga qëllimet kryesore të serbëve për ta djegur. Shfarosur!

Në vitin 1913 dhe 1915. Madje sikur mos mjaftonte, masakra kriminale vijoi dhe më 1918 ndërsa lidhën, torturuan e vranë 75 burra. Më pas e dogjën sërish bashkë me fëmijë, gra, e pleq nëpër banesa. Pasi ti dëgjon këtë, e vetmja gjë që të vjen ndërmend është se si vazhdoi më pas jeta. Aty, në bjeshkët madhështore pasi shkel ajo që të kyç gojën është bukuria e Rabdishtit.

Shtëpitë e gjitha të punuara me mjeshtëri nga zanatçinj të gurit. Një arkitekturë perfekte me banesa tradicionale. Me sokakë dhe infrastrukturë që të mahnit.

Dhe aq më tepër trashëgimia që ruajnë banorët, duke mos e braktisur këtë vend e bërë krushqi me njëri tjetrin të çudit. Në këtë mënyrë mbetet i vetmi fshat në Shqipëri me popullsi në rritje. Shihni për më shumë videon poshtë në “Fshatrat e Shqipërisë”.

topchannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>