Virusi Korona tani ‘pandemi mbarëbotërore’, thotë ministri gjerman i Shëndetësisë

Jens SpanMinistri i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar se shpërthimi i COVID-19 “nuk ka arritur ende kulmin në Gjermani”. Numri i rasteve në vend arriti 240 të mërkurën.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën tha se virusi i ri Korona është bërë një “pandemi mbarëbotërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.

Që nga e mërkura, Gjermania ka 240 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19, nga 196 raste një ditë më parë. Infeksioni ka arritur në 15 nga 16 landet federale të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të rasteve në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë, ku ka 111 raste.

Autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit, tha Spahni, duke përsëritur se: “Shëndeti i popullatës ka përparësi mbi interesin ekonomik.” “Askush nuk mund të thotë seriozisht kur do të arrihet kulmi (i epidemisë). Por është e rëndësishme të themi se ai po vjen, në mënyrë që të jemi të përgatitur.”

Ai kërkoi nga populli që të reagojë me maturi. Sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor është i përgatitur mirë. Sidoqoftë, barra mund të bëhet edhe më e madhe se tani.

“Në situatën e tanishme, është veçanërisht e rëndësishme që të mbetemi të ekuilibruar, dhe të jemi të gatshëm t’i besojmë njëri-tjetrit, madje edhe nën stres.”

Ai nuk dëshiron të shqetësojë njerëzit. “Po, një virus me të cilin nuk kemi përvojë është shqetësues.” Prandaj, raftet e supermarketeve u zbrazën pjesërisht javën e kaluar. Por sot ato i kanë mbushur prapë. Frika dhe shqetësimi janë reagime njerëzore. Vërtet ka pak përvojë me virusin. Por, tha Spahn, “si shoqëri kemi shumë përvojë me të gjitha llojet e rreziqeve”.

Ministri Spahn mbrojti shprehimisht veprimet e qeverisë federale. Ministri i Shëndetësisë theksoi se masat e karantenës arritën të parandalojnë përhapjen e virusit të ri për javë të tëra.

Situata aktuale

Autoritetet gjermane patën relativisht sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar, që lidhej me një vizitor kinez. Por virusi ka rezultuar më i vështirë për t’u kontrolluar pasi u shfaqën raste të palidhura dhe kur virusi u përhap në Renaninë Veriore-Vestfalinë dhe në Baden-Wurttemberg.

Si rezultat i rritjes së pranisë së virusit në vende si Italia apo Irani, është krijuar një situatë e re. Spahn-i i vlerësoi veprimet e autoriteteve, por pranoi edhe mangësitë. Shpesh duhet shumë kohë përpara se të testohen rastet e dyshimta. Gjermania mund të ketë besim te ekspertët “të cilët janë ndër më të mirët” për të luftuar virusin.

Ministri i shëndetësisë tha se e rëndësishme është të ruhet zhdërvjelltësia dhe që burimet të shpërndahen sipas nevojës. Punonjësit e shëndetësisë mund të dërgohen në “rastet më të mprehta”, tha ai. Mbyllja e shkollave dhe kopshteve do të mbetet një mundësi për t’u përdorur sipas nevojës.

“Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë sfiduese. Do të ketë kufizime në jetën e përditshme në zonat e prekura dhe që mund të shkaktojë pak stres,” tha Spahn.

Më parë të mërkurën, qeveria gjermane kishte ndaluar eksportin e pajisjeve mjekësore dhe formuloi një paralajmërim për udhëtimet, një “shtimin e rrezikun për karantenë” të shoqëruar me udhëtimin me anije.

aud (dpa, afp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>