Drejtoresha e një klinike në Shkup infektohet nga coronavirusi, rasti katërt në Maqedoni

CoronavirusËshtë regjistruar edhe rasti i katërt me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot në konferencë për shtyp e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, e cila ka qëndruar për disa ditë në Itali, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo që ka ndodhur është mjaft shqetësuese, pasi bëhet fjalë për mjeke. Rekomandimet nuk janë respektuar, madje as nga ajo. Në këtë moment Instituti për Shëndet Publik bënë analiza për kontaktet që drejtoresha i ka pasur me pacientët dhe kolegët e saj. Ekziston mundësia që Klinika për disa ditë të mbyllet tërësisht”, tha Filipçe.

Ai shtoi se mos-respektimi i rekomandimeve për vetë-izolim është mjaft i rrezikshëm, ndërsa bëri thirrje që kjo të mos anashkalohet.

“Duhet të kemi përgjegjësi për shëndetin publik. Apeloj tek ju mediumet për përsëritjen dhe publikimin e masave për mbrojtje nga ky virus”, tha Filipçe.

Ndërsa sa i përket rastit të parë që u regjistruar me coronavirus në Maqedoninë e Veriut, Filipçe tha se këto ditë do t’i bëhen kontrollet përfundimtare dhe do të vendoset nëse do të lëshohet nga spitali. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>