Të gjithë hyrje-daljet në Dibër dhe Qendër Zhupë janë të kontrolluara nga ana e policisë, kështu i tha TV21, zëdhënësi i Shtabit të Emergjencës Ylli Mirzo.
Në një prononcim rreth gjendjes aktuale në Dibër dhe Qendër Zhupë pas shpalljes së krizës, Mirzo tha se personat që janë nga jashtë dhe kanë mbetur në qytetin e Dibrës, Shtabi operativ komunal i ka akomoduar të njëjtit nëpër hotele.
Ai njoftoi se lëvizja brenda qytetit është në intenzitet shumë të ulët.
“Qytetarët në një aspect janë të frikësuar edhe pse ne si shtab operativ komunal, kemi dalë me apele të kohë pas kohshme. Tash edhe nëpërmjet jushë apelojmë tek të gjithë ata që të jenë të qetë të rrinë nëpër shtëpitë e tyre ngaqë institucionet kompetente I kanë marrë të gjitha masat e duhura në bazë të ligjit dhe e ndjekin situatën për së afërmi”tha Mirzo.
Për më tepër, ju sygjerojmë që ta dëgjoni video intervistën e realizuar nga TV21.