Tiranë: 42 të prekur nga Covid-19, mes tyre edhe një mjek dhe një infermier

UrgjencaNë Tiranë, ministria e shëndetësisë bëri të ditur se ka shkuar në 42 numri i qytetarëve të prekur nga Covid-19, nga 38 që ishte dje.

Dy prej tyre, një mjek dhe një infermiere e Spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë rezultuar pozitiv, për shkak të kontakteve me një sëmurë me Covid-19, por janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Nga 27 teste tek persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, në 24 orët e fundit u konfirmuan kështu edhe 4 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja u shtuan në Tiranë, pra nga 22 dje në 26 sot, ndërsa qytetet e tjera janë po në ato shifra: Fieri dhe Durrësi nga 5 raste, ndërsa Lushnja, Elbasani, Rrogozhina me nga 2 raste përkatësisht.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha sot se në Spitalin Infektiv janë shtruar 17 persona nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Zonja Rakacolli shtoi se në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 17 vetë personel shëndetësor, nga të cilët dolën pozitivë me COVID-19 vetëm dy vetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Janë testuar gjithsej deri tani 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 42 raste me COVID-19.

Ministria u kërkoi qytetarëve të tregojnë saktë nëse nëse kanë udhëtuar jashtë vendit ata ose familjarë të tyre, që të mos rrezikojnë personelin shëndetësor, dhe të mos shkojnë nëpër spitale për vete apo për vizita tek të afërmit.

Qeveria miratoi një akt normativ me masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Masat që u zbatuan në Tiranë e Durrës këtë javë do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë nga e marta e javës së re.

Shqipëria ka bllokuar sot të gjithë pikat kufitare dhe udhëtimet me vendet fqinje, si dhe ka bllokuar gjatë fundjavës qarkullimin rrugor, baret, restorantet dhe ka mbyllur sistemin arsimor dhe të gjithë objektet, stadiume, kinema ku ka grumbullime masive të qytetarëve.

(I.A.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>