Ministria e shëndetësisë informon se numri i personave të infektuar në vendin tonë deri në orën 12.00, është 35.
Mëngjesin e sotëm pozitiv ndaj testit të koronavirusit kanë rezultuar katër persona nga Shkupi.
Gjendja e pacientëve është stabile.
Por presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në orën dy pasdite, do t’i drejtohet qytetarëve për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të sëmurë ai ka vendosur që të shpall gjendje të jashtëzakonshme.
Sipas Kushtetutës, kjo gjendje mund të zgjat 30 ditë. Neni 125 i Kushtetutës gjendje e jashtëzakonshme mund të shpallet në rast të epidemive dhe fatkeqësive natyrore.